Man City 3-1 Brighton, notat e lojtarëve – Shkëlqen Haaland

Manchester City ka fituar pa shumë vështirësi ndaj Brightonit me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së 13-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas i është kthyer fitores në Ligën Premier pas humbjes nga Liverpooli, pasi tani ka mposhtur Brightonin në Etihad.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Erling Haaland (22’, 43’) dhe Kevin de Bruyne (75’) për vendasit, ndërsa Leandro Trossard (53’) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht shënuesi i dy golave, Haaland, i cili u vlerësua me notë 8.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin mysafirë, Robert Sanchez që u notua me 5.8.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































