Leeds United është përkujdesur për befasinë e xhiros së 31-të në Ligën Premier.

Skuadra e Marcelo Bielsas ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Manchester City me rezultat të ngushtë 1-2.


Stuart Dallas realizoi dy gola për fituesit, derisa Ferran Torres shënoi të vetmin gol për vendasit.

EynbdOIWQAAMA1z

Kontribut të madh në fitore të Leedsit dha edhe ylli shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ezgjan Alioski.

Anësori ishte titullar dhe luajti gjatë 90 minutave, derisa asistoi në golin e dytë të shënuar nga Dallas.

Pikërisht mesfushori irlandez, Stuart Dallas mori notën më të lartë në ndeshje.

EynNFSkWQAAtQZ7 scaled

Me nota të mira u vlerësuan edhe Diego Llorente, Ezgjan Alioski dhe portieri Meslier.

Te vendasit nota më e lartë shkoi për Joao Cancelon, derisa më e dobëta për portierin Ederson. /Telegrafi/

telegrafi sport app