Malisheva është duke u bërë gati për stinorin pranveror, ndërsa nuk ka qëndruar duarkryq edhe me përforcime.

Trajneri Arsim Thaqi duke e ditur që skuadra e tij është relativisht e re, ka menduar që të ofrojë disa lojtarë me përvojë.


Telegrafi ka mësuar që Malisheva ka arritur marrëveshje me katër lojtarë të njohur si Behar Maliqi, Xhevdet Shabani, Fidan Gërbeshi dhe Labinot Ibrahimi.

239497397 4503387386415857 1295822163319443374 n

Maliqi së fundmi ka qenë pjesë e Feronikelit, por situata e vështirë në ata klub ka bërë që të mendojë për të vazhduar karrierën diku tjetër.

Në anën tjetër Xhevdet Shabani u largua nga Prishtina pas gjashtë muaj me marrëveshje të dyanshme, duke gjetur menjëherë klub të ri, shkruan Telegrafi.

Fisi XhShabani scaled

Gërbeshi dhe Ibrahimi vijnë nga Arbëria e Dobrajës na Liga e Parë, por janë dy emra të njohur për futbollin tonë, pasi kanë defiluar në klube të njohura.

215742881 331405835370656 1173298064025785917 n

Mësohet se disa nga lojtarët tashmë kanë filluar stërvitjen me Malishevën nën urdhrat e Arsim Thaqit.

Malisheva mban vendin e shtatë në Superligën e Kosovës me 19 pikë./Telegrafi/

telegrafi sport app