Malisheva dhe Llapi përballen në stadiumin 'Liman Gegaj' në Malishevë në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Dy skuadrat nga elita e futbollit kosovar synojnë kalimin në gjysmëfinale, pasi trofeu i Kupës është një objektiv i madh për ta.


Llapi e Malisheva edhe në fundjavë u përballën në kampionat në Podujevë, ku ndeshja përfundoi baras 0-0.

Pritet një sfidë shumë interesante pasi dy skuadrat futen në fushë vetëm për fitore dhe kalimin tutje.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Avdyli, Malikji, Kryeziu, Xhaka, Veliu, Limaj, Brruti, Ndjigi II, Xhylani, Hazrollaj, Aliu.

Llapi: Coric, Emini, Rama, Useini, Blakcori, Namani, Musolli, Baftiu, Ramadani, Veliu, Tahiri.

/Telegrafi/

telegrafi sport app