LAJMI I FUNDIT:

Maliqi tregon se kujt po i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme

Maliqi tregon se kujt po i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme

Filozofi dhe publicisti, Shkëlzen Maliqi, ka komentuar situatën politike që për momentin mbretëron në Kosovë dhe ka folur për indikacionet që potencialisht mund të çojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Maliqi  thotë se disa nga partitë politike e kanë më të favorshme të shkojnë tani në zgjedhje, përkundër disa partive të tjera.

“Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme po flitet shumë se mund të ndodhin në qershor. Një lloj parafushate sikur ka nis. Por, nuk po shoh se të dy palët e kanë disponimin e njëjtë për të dalë në zgjedhje. Isa Mustafa nuk është i sigurt se a i do zgjedhjet, Ndërsa PDK duket më shumë e interesuar”, ka thënë Maliqi, në Info Magazine të Klan Kosovës.


Sipas tij, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, tani mendon se ka një momentum të favorshëm politik për të shkuar në zgjedhje.

“Kadri Veseli me ekipin e tij do të shfrytëzojë momentin kur supozohet se sërish do të dalë si parti e parë”, ka pohuar Maliqi, i cili e ka komentuar dhe figurën e kryetarit të ri të PDK-së.

“Fillimin e ka pasur të vështirë, pasi mund t’i ketë munguar përvoja, por tani po sillet pak më natyrshëm. Ai e ka trashëguar një parti që për shumë vjet është e para dhe tani po mundohet ta mbajë. Nga ekipi që ka mbledhur mund të shihet se e ka marrë punën shumë seriozisht”.

Publicisti i njohur ka komentuar edhe gjendjen e opozitës në vend.

“Tani opozita më nuk është unike. Shpenzuan shumë energji për të rrëzuar Thaçin dhe qeverinë, por përfunduan ashtu që i bashkuan më shumë partnerët e qeverisë. Tani ka biseda serioze ose premtues që edhe këto subjektet që kanë qenë në opozitë tash me variante të tjera të ardhjes në pushtet”.

Sa i përket sondazheve të fundit, Maliqi ka thënë se “dyshoj që matjet kanë qenë të sakta, pasi ky ndryshim drastik nuk mund të ndodhë aq lehtë. Ne kemi një elektorat stabil”. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori