Analisti politik, Shkelzen Maliqi po e sheh si lojë të Serbisë mundësinë e shkëmbimit të territoreve me Kosovën. Thotë se duke shkëmbyer territore dhe zhvendosur popullsi, kjo edhe shkakton konflikte dhe fatkeqësi.
Maliqi, sqaron se këto ide pikënisjen e kanë te propozimet e vazhdueshme të zyrtarëve serbë që marrëveshja me Kosovën të përfshijë shkëmbimin e territoreve ose ndarjen mbi baza etnike.
I pyetur lidhur me raportimet e fundit rreth asaj se po bëhen negociata të fshehura në mes të Kosovës dhe Serbisë për shkëmbim territoresh, Maliqi tha “janë spekulime që pikënisjen e kanë te propozimet e vazhdueshme të zyrtarëve serbë që marrëveshja me Kosovën të përfshijë shkëmbimin e territoreve ose ndarjen mbi baza etnike: atje ku janë serbët shumicë, komunat në veri të Kosovës duhet t’i takojnë Serbisë, kurse Lugina e Preshevës – Kosovës. Por ka edhe variante tjera të kësaj natyre”.
“Nuk mund ta pohoj nëse vërtet ka biseda të fshehta rreth kësaj. Nëse këto biseda zhvillohen si të fshehta, zakonisht nuk publikohet asnjë informatë paraprake. Përjashtim janë situatat kur praktikisht është arritur marrëveshja atëherë mund të plasohen zërat për atë si parapërgatitje të opinioneve. Në ato raste zgjidhja prezantohet e paketuar mirë për të dukur si vin-vin opsion (të dy palët potencojnë elementet e fitores, p.sh. te shqiptarët se Lugina bëhet pjesë e shtetit te Kosovës; te Serbët se veriu i Kosovës integrohet në Serbi!). Po kështu, zgjidhja duhet të ketë edhe përkrahjen e pa rezervë të fuqive të mëdha, që atë e cilësojnë si faktor stabilitet dhe sigurie afatgjate për rajonin.
Shumë nga këto elemente mungojnë në spekulimet e fundit, kështu që konsideroj se duhet të merren me rezerva të mëdha, më shumë si dëshirë e Serbisë që ky opsion të futet në lojë se sa kjo është realisht e mundshme”, tha Maliqi, në një intervistë për Gazetën Express.
Lidhur me mundësinë e këmbimit të territoreve, Mailiq thotë se “Nuk është diçka e domosdoshme e as e preferuar nëse arrihen standardet e avancuara demokratike në Kosovë dhe Serbi për mbrojtjen e minoriteteve”.
“Dy shtetet mund të merren vesh që minoritete të kanë të drejtat e njëjta, simetrike, me gjithë elementet e të ashtuquajturit “diskriminim pozitiv”, të cilat p.sh. Kushtetuta e Kosovës ua garanton serbëve, madje ka krijuar edhe shumë mini-komuna më shumicë të popullsisë vetëm që ata të ndihen më rehat në shtetin ku shumicë absolute janë shqiptarë. Gjë që aktualisht Serbia nuk ua njeh shqiptarëve në Luginë”.
“Zakonisht shkëmbime territoresh dhe zhvendosja e popullsive shkakton konflikte dhe fatkeqësi për ata që mbeten pakicë në zonat e populluara me shumicë të kombësive tjera. Edhe nëse qeveritë e dy vendeve merren vesh, do të ketë të pakënaqur dhe forca që do të kundërshtojnë projektin duke shkaktuar konflikte të intensiteteve të ndryshme, që rrezikojnë edhe luftëra…”, tha Maliqi
I pyetur nëse ideja për shkëmbim territoresh është edhe pjesë e dialogut, pasi, ka informacione se këtë e kanë përkrahur edhe zyrtarë të BE-së, Maliqi tha se “dialogu është në krizë dhe nuk është gjetur ende formula e vazhdimit të tij. Kështu që nuk po e shoh se si mund të jetë opsioni i ndarjeve dhe shkëmbimeve pjesë e dialogut pothuajse inekzistent, ose i reduktuar vetëm në çështje teknike. BE-ja nuk është edhe ashtu unike rreth Kosovës, 5 anëtare janë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, dhe po aq sa kanë frikë nga njohja e pavarësisë, edhe më shumë do t’i frikësoheshin ndryshimit të kufijve. Për shembull Spanja e ka problemin e Katalonisë dhe nuk do të jepte në asnjë variant përkrahje marrëveshjes për shkëmbim territoresh që pas njohjes nga ana e Serbisë do ta legalizonte pavarësinë e Kosovës. Si do të mund ta ndalte atëherë Madridi ndarjen e Katalonisë?”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Perinski: Në thirrjet e dytë për ndihmë financiare për komunat, vetëm dje janë dorëzuar 20 aplikime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perinski-me-logo-380x233.png)
Perinski: Në thirrjet e dytë për ndihmë financiare për komunat, vetëm dje janë dorëzuar 20 aplikime
![Osmani: Publiku defokusohet me ndryshimin e stemës, të rikthehet fokusi tek ndryshimet kushtetuese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/bujar-osmani-1-e1713977929426-380x233.jpg)
Osmani: Publiku defokusohet me ndryshimin e stemës, të rikthehet fokusi tek ndryshimet kushtetuese
![Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fsk-380x233.jpg)
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-i-votavwe-e1739554363552-780x439.jpg)
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera
![Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480151007_1399498498133746_6980425661509036658_n-e1739558241307-780x439.jpg)
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
![Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/patent-730x375-1-780x439.jpg)
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve
![Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/Bekim-Jashari-interviste-foto-Ridvan-Slivova-13-e1605279919923-780x439.jpg)
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim