Për vite me radhë, Mali i Zi – në veçanti bregdeti i tij – ka tërhequr rusë të interesuar që një pjesë të pasurisë së tyre, ta investonin në patundshmëri.
Mbështetja e Malit të Zi për sanksionet perëndimore kundër Rusisë – për shkak të luftës në Ukrainë – nuk duket se i ka penguar ata që të vazhdojnë të blejnë apartamente, vila e ndërtesa të tjera në këtë vend.
Sipas të dhënave të vitit 2022 nga Administrata e Regjistrimit të Tokave, shtetasit rusë zotërojnë rreth 19.000 prona në Mal të Zi.
Ata përfshijnë edhe oligarkun Oleg Deripaska, i cili është sanksionuar nga Perëndimi.
Në shumicën e rasteve, përcaktimi i pronarëve të vërtetë është proces i ndërlikuar, pasi shumë nga asetet mund të jenë në emër të familjarëve ose kompanive, siç është edhe rasti i Deripaskës.
Sido që të jetë, në qershor të vitit 2022, ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Fillip Axhiq, është mburrur me, siç ka thënë, goditjen e shtetasve të sanksionuar rusë, që mbanin prona në Mal të Zi.
“Për 44 prona, Administrata e Regjistrimit të Tokave nxori vendime që kufizojnë disponimin e pronës në Mal të Zi. Ai zbatohet për 34 shtetas rusë që janë të sanksionuar”, ka thënë Axhiq në atë kohë.
Ky sukses i supozuar është përfshirë në raportin vjetor të Komisionit Evropian për Malin e Zi, i cili është lëshuar katër muaj më vonë.
Megjithatë, entuziazmi i shprehur nuk ka qenë i justifikuar.
Pas qasjes në dokumente zyrtare dhe analizimit të tyre, Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë mësoi se në vend të 34, prona në Mal të Zi i është ngrirë vetëm një shtetasi rus, të sanksionuar nga BE-ja.
Tridhjetë e tre të tjerët nuk janë në asnjë listë sanksionesh, por ka rastisur që t’i kenë emrat dhe mbiemrat e atyre që janë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Administrata e Regjistrimit të Tokave në Mal të Zi tha se bëhet fjalë për një gabim të paqëllimshëm, kryesisht “për shkak të konfuzionit fillestar dhe informacioneve jo të plota”.
Ministria e Brendshme e Malit të Zi nuk iu përgjigj kërkesave të REL-it për koment.
Administrata e Regjistrimit të Tokave tha në deklaratë se ka ekzaminuar gjithë listën e shtetasve rusë, të cilët, në atë kohë, kanë qenë të sanksionuar nga BE-ja, duke kërkuar përputhje të mundshme me rusët që zotëronin pasuri në Mal të Zi.
Në këtë kërkim u gjetën 34 persona, emrat dhe mbiemrat e të cilëve përputheshin me ata në listën e zezë të BE-së.
“U morën vendime… për të ngrirë qasjen në pronat [në Mal të Zi] për shkak të rrezikut të vlerësuar se asetet në fjalë, mund të shiten ose të përdoren si kolateral për të siguruar kredi bankare”, tha Administrata e Regjistrimit të Tokave.
Ines Mërdoviq, aktiviste e Aksionit për të Drejtat Sociale – një OJQ malazeze që mbron qeverisjen e mirë – fajëson institucionet për gabimin.
“Është thjesht gabim t’i ofrohen BE-së informacione që nuk e pasqyrojnë situatën në terren”, thotë Mërdoviq.
Identiteti i shtetasit rus, pasuritë e të cilit janë ngrirë vërtet në Mal të Zi, nuk është bërë kurrë publik.
Megjithatë, dokumentet zyrtare që REL thotë se pa, tregojnë se ka gjasa të bëhet fjalë për Marat Bashirovin, një strateg politik rus. Ai është udhëheqës i lartë në rajonin e Luhanskut të Ukrainës, i cili është pjesërisht i pushtuar nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Bashirov ka një apartament prej 33 metrash katrorë në Beçiqi të Malit të Zi. Ai është, gjithashtu, bashkëpronar i një depoje në të njëjtën ndërtesë.
Zyrtarët malazezë e trajtuan shkel e shko çështjen, thotë Mërdoviq, duke vepruar, sipas saj, në një mënyrë që nuk ishte mjaft transparente as për qytetarët e Malit të Zi, as për partnerët evropianë.
“Ne futemi në situata ku dikush e thotë një gjë dhe një tjetër thotë diçka tjetër. Dhe, pastaj, pyet veten se cila është në fakt e vërteta… Në secilin rast, është e tmerrshme që partnerëve tanë evropianë nuk u jepet informacion i plotë dhe i saktë”, thotë Mërdoviq.
Drejtimi kah Perëndimi
Mali i Zi i ka forcuar lidhjet me Perëndimin në vitet e fundit, duke u anëtarësuar në NATO në vitin 2017 dhe duke aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2008.
Drejtimi i vendit kah Perëndimi ka acaruar Rusinë – aleatin e tij tradicional.
Në vitin 2016, Qeveria pro-perëndimore e Malit të Zi ka akuzuar forcat e mbështetura nga Rusia për një përpjekje për grushtshtet, në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Në tetor, Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Malin e Zi, duke përshëndetur respektimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, por duke shprehur edhe shqetësim për numrin e madh të qytetarëve rusë – në mesin e tyre shumë oligarkë – të vendosur në Mal të Zi.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve malazeze të sigurojnë që vendi nuk bëhet qendër për kompanitë dhe individët që duan t’i anashkalojnë sanksionet”, thuhet në këtë rezolutë.
Në një vizitë në Podgoricë më 31 tetor, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, kërkoi nga Mali i Zi që ta çojë përpara procesin e tij të integrimit në Bashkimin Evropian.
“Mali i Zi ka qenë për një kohë të gjatë vendi më i përparuar i Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së dhe jam e lumtur të shoh vendosmërinë tuaj për ta mbajtur këtë pozitë”, tha von der Leyen pas takimit me presidentin malazez, Jakov Millatoviq.
Malit të Zi i është dhënë statusi i vendit kandidatit për në BE në vitin 2010, por ai ka mbyllur vetëm tre nga 33 kapitujt e pranimit, që kanë të bëjnë me harmonizimin e ligjeve me ato të BE-së.
Dhe delegacioni i BE-së në Podgoricë nuk iu përgjigj kërkesave për komente në këtë temë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Gjesti flet vetë”: Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
“Trump ka të drejtë”, thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!