Gjatë ditës së sotme, malet në Mitrovicë janë përfshirë nga zjarri.

Këto male janë në Kutllovc, Zhabar dhe tek Liqeni Akumulues, shkruan Telegrafi.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar udhëheqësi i ndërrimit në ekipin e zjarrfikësve në Mitrovicë, Gëzim Mehmeti.

Mehmeti ka thënë se ekipet e zjarrfikësve tashmë janë dalë në terren.

“Ekipet e zjarrfikësve tashmë janë dalë dhe janë duke intervenuar”, ka thënë Mehmeti. /Telegrafi/