Qendra e Inovacionit Makerspace dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren kanë arritur një ujdi për bashkëpunim me qëllim të nxitjes së ndërmarrësisë, inovacionit dhe zhvillimit rajonal.
Sipas njoftimit, të dyja palët do të angazhohen për të krijuar një mjedis më të favorshëm për zhvillim të të rinjve, raporton Telegrafi.
“Në një zhvillim të ri dhe të rëndësishëm për Prizrenin dhe rajonin, Makerspace Innovation Center Prizren (MICP), përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv, Enis Qafëleshi dhe Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren (UUHP), përfaqësuar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për të nxitur ndërmarrësinë, inovacionin dhe zhvillimin rajonal. Ky bashkëpunim synon krijimin e një ambienti të favorshëm për zhvillim për studentët, inovatorët dhe ndërmarrësit”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Inovacionit Makerspace.
Aty theksohet se përmes këtij partneriteti, mundësohet bashkimi i forcave drejt zhvillimit të Prizrenit dhe më gjerë, përmes nxitjes së inovacionit.
“Partneriteti përqendrohet në aktivitete akademike dhe jashtëakademike, prej të cilave do të përfitojnë institucionet, komuniteti dhe rajoni i gjerë”, sqarohet në njoftim, raporton Telegrafi.
Bashkëpunimi në fjalë, sipas njoftimit, përfshin disa fusha kryesore, duke përfshirë organizimin e një strukture në Prizren që do të ofrojë hapësira dhe resurse për biznese startup dhe ndërmarrësit në përgjithësi.
“Një tjetër fokus i rëndësishëm është komercializimi i kërkimeve akademike, duke i kthyer ato në ndërmarrje të qëndrueshme dhe duke forcuar lidhjen midis akademisë dhe industrisë. Programet e inkubimit dhe akselerimit, si dhe sesionet e prezantimit për sigurimin e financimeve/investimeve, do të ndihmojnë studentët dhe ndërmarrësit të zhvillojnë idetë e tyre në biznese të suksesshme”, thuhet në njoftim.
Një pjesë tjetër e rëndësishme e këtij bashkëpunimi është edhe ofrimi i praktikave dhe mundësive të punës për studentët, duke i ndihmuar ata të fitojnë përvojë praktike, raporton Telegrafi.
“UUHP dhe MICP do të bashkëpunojnë për të siguruar fonde për projekte të përbashkëta dhe për të krijuar më shumë mundësi punësimi për studentët, në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës dhe Qendrën për Kërkim, Inovacion dhe Transferim të Dijes”, theksohet në njoftim.
Në të njëjtën kohë, ceket se ky memorandum bashkëpunimi është një hap i rëndësishëm drejt një ekosistemi më të fortë inovacioni dhe ndërmarrësie në Prizren dhe më gjerë.
“Ky bashkëpunim premton të krijojë mundësi të reja për studentët, inovatorët dhe komunitetin e biznesit, duke lidhur akademinë me industrinë dhe duke rritur përkrahjen për biznese startup dhe ndërmarrësit në rajon”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

QRTK Prizren nis hartimin e projektit për restaurimin e Kullës së Zaptive në Zym

Pas një dekade kërkesash, Prizreni përuron tualetet publike të qasshme për të gjithë

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren sonte shfaq reprizën e tragjikomedisë “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër”

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk