Këto janë një ndër pastat më të shijshme që keni provuar ndonjëherë sepse janë tejet të shijshme dhe të thjeshta për t’u përgatitur!

Përbërësit:


2 feta gjoks pule▪ 1 spec të kuq ▪ 1 spec të portokalltë ▪ 1 spec të verdhë ▪ 1 qepë ▪ kripë ▪ piper të zi ▪ spec të kuq të bluar ▪ pluhur hudhre ose 2 copa hudhër ▪ fara qimnoni ▪ makarona ▪ djathë cheddar (në mungesë të tij bën të zëvendësohet edhe me djathë kaçkavall)

Përgatitja:

Fetat e pulës i fërgoni në një tigan me vaj derisa të fërgohen në të gjitha anët njësoj. Pastaj i hiqni nga tigani dhe në atë tigan i shtoni fetat e të tri llojeve të specave dhe fetat e qepës.

Pasi të fërgohen mirë specat dhe qepa i shtoni fetat e pulës të fërguara më herët dhe i shtoni kripë, piper të zi, spec të kuqe të bluar, pluhur hudhre, fara qimnon dhe përziejini të gjitha së bashku.

Pasi të fërgohen të gjitha produktet i shtoni 5 gota qumësht dhe makaronat. Pastaj përziejini të gjitha së bashku dhe mbyllni me kapak për 20 minuta.

Pasi të zihen makaronat i shtojmë djathin cheddar dhe i përziejmë mirë.

Shërbejini sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.