LAJMI I FUNDIT:

Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Pandeli Majko, kryeministër i Shqipërisë gjatë kohës së luftës së Kosovë ka folur për atë periudhë të rëndë për kombin dhe rolin e shtetit shqiptar. 

Në intervistë ekskluzive me kryeredaktoin e ‘RADIO 1’ Fitim Behluli, ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, ka rrëfyer çastet me “të cilat po ecte mbi historinë”.

‘Çastet dhe ngjarjet e asaj kohe janë aq të shpejta e me kthesa aq të mëdha, të cilat mund të shkruhen nëpër net të gjata dimri. Ajo çfarë sot mund të thosha, është se kemi ecur nëpër histori të gjithë bashkë dhe secilin veprim timin e kam bërë sepse ishte detyrë.


Nuk kisha kohë as të bëjë bilanc ditor, mirëpo një gjë e dija siç edhe e di çdo shqiptar i mirë, ndryshe nuk bënte, ishte kombi im, ishin vëllezërit dhe motrat tona dhe asnjë njeri që ndjenë nuk do që të dal si Esat Pash Toptani në faqet e historisë’, kështu e filloi intervistën kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës.

I pyetur se kur e kuptoi ai, se liria e Kosovës po vinte, Majko ka rrëfyer se si kryeministër i kohës, nga kanalet zyrtare, një gjë e tillë iu bë e qartë disa ditë para Marrëveshjes së Kumanovës.

Kjo pasi kanalet e Shërbimit Sekret Shqiptar, të cilin Majko nga 1 deri tek 10-ta e vlerëson me notën 8, i kishin treguar se gruaja e Millosheviqit ishte e sëmurë dhe se gjërat në presidencën e diktatorit nuk po shkonin mirë.

“Shërbimet tona me shërbimet partnere na informuan se gruaja e Millosheviqit, ishte sëmurë. Kjo ndikoi shumë në çakordimin e operacionit ‘Patkoi’ që po ecte me valët e veta të refugjatëve, që ju i dini shumë më mirë se unë, sepse atëherë ishit 18 vjeçar, e i cili synonte pastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga policia dhe ushtria serbe, një plan ky i Sllobodan Millosheviçit për të destabilizuar edhe Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit. Pra, balanci në marrëdhëniet e brendshme të diktatorit në Beograd ndikoi dhe u pa që gjërat nuk po ecnin në drejtimin e duhur. Deri në atë kohë tempi i Jugosllavisë së mbetur ka qenë shumë i ashpër”, thotë Majko.

“Ne duhet të ishim Shqipëria që bënë detyrën më së miri. Ne ishim përballë syve të një Evrope e cila po hynte edhe vet në një epokë të integrimit. Për më tepër, kish para vetes si kryeministër, një Evropë e cila ishte mësuar ta shihte Beogradin si pjesë e mekanizimit të politikave të saj dhe jo si një histori anti-evropiane.

Mos të harrojmë se ushtria serbe në dy luftëra botërore kishte qenë në krahun e fitimtarëve. Kështu që kishte shumë dilema. Ajo që po ndodhte ishte e paimagjinueshme. Kështu, që pas 25 viteve është e vështirë të gjesh gabime në atë që bëmë të gjithë së bashku”, shprehet Majko.

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, atëherë vetëm 31 vjeçar, tregon se a ishte Ushtria shqiptare aq e përgatitur për luftë me Serbinë, sa edhe vet ai e deklaronte gjatë inspektimeve në veri, gjatë luftës?

‘Mos harroni se njeriu për 25 vjet edhe sofistifikohet, edhe mësohet dhe jap edhe përgjigje të sofistikuara, mirëpo dua të jem i drejt me Radion tuaj të nderuar, JO. Kemi pasur shumë dilema dhe duhet të jemi të sinqertë që edhe projeksioni perëndimorë për luftën e Kosovës, ka qenë jo shumë i parashikueshëm. Skenari që po ofronte Beogradi ishte shumë i sofistikuar.

Ne ishim të papërgatitur, perëndimi po ashtu dhe ajo që ishte e planifikuar ishte që të gjithë vendet fqinje me Kosovën të futeshin në kaos politik. Mali i Zi i ra shkurt, edhe pse pjesë e Jugosllavisë e hapi korridorin për Shqipëri, në Shkodër, Maqedonia nuk e bëri detyrën dhe këtu bëri punë reagimi im, sot do thosha jo shumë diplomatik, porse që kreu  punë”, shprehet Majko, duke treguar edhe hidhërimin që kishte me Gligorov.

“Thjesht kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati. Me Po e Jo ne ishim gati. Kombi nuk bënë të rrezikohej dhe ne e kishim përnjëmend’.

Pandeli Majko shpallet “Qytetar Nderi” i Rahovecit: Detyra ime ishte të mos tradhtoja kombin dhe Kosovën
Lexo po ashtu Pandeli Majko shpallet “Qytetar Nderi” i Rahovecit: Detyra ime ishte të mos tradhtoja kombin dhe Kosovën

Majko tregon se në vitin 19999 kur Shkupi zyrtar bllokoi kufirin duke penguar për një javë eksodin e shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë, është detyruar që të kërcënojë direkt Maqedoninë. Madje në një intervistë të kohës kishte deklaruar se në mes të zgjedhjes për ta takuar Millosheviqin apo Gligorovin, këtë të fundit nuk donte ta shihte me sy.

“Hapni kufirin ose u themi shqiptarëve të ngrihen. Nuk isha shumë diplomatik në këtë vendim, mirëpo ne patëm një debat shumë të ashpër me qeverinë e kohës së Shkupit dhe u detyruam të hapim kufijtë edhe me Maqedoninë dhe brenda një dite mund të kenë kaluar kufirin në drejtim të Korçës 30-35 mijë persona.

Ka qenë situata në fillim kur qeveria e Maqedonisë bllokoi gjithë refugjatët që ishin në kufirin mes Kosovës dhe aty përreth një javë a 10 ditë, u bë një tmerr i vërtetë. Dhe ta quajmë kështu ne kërcënuam dhe kërcënuam me të drejtë. Pas disa ditësh ministri i Jashtëm i Greqisë dhe që u bë interlokutor, zoti Papandreu, së bashku me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë dhe përfaqësuesi i palës maqedonase kërkoi ndjesë zyrtare për atë që ndodhi në kufi”, shton ai.

Majko është pyetur edhe për kreun politik e ushtarak të Kosovës, që sot po mbahen në Hagë, në Gjykatë Speciale. Ai shprehet i bindur në pastërtinë dhe pafajësinë e tyre.

‘Teknikat e baltosjes së shqiptarëve në paqe nuk ndezin. Serbët janë të njohur për këto haraçe. Këto i kaluan edhe komandant të lartë të tjerë, Haradinaj, Limaj… Sot Thaçi, Krasniqi, Veseli, Selimi e të tjerë. Kjo pra është pjesa e dhimbshme, e cila na kujton se ne jemi një komb i vogël dhe se shpesh duhet paguar diçka që kombet e mëdha nuk e kalojnë.

Përtej diskutimeve e tejkalimeve se çfarë ka bërë njeri apo tjetri pas çlirimit të Kosovës, e vërteta në gjithë këtë histori është që kjo është tentativë e Beogradit të sotëm, që krejt kjo histori e lavdishme e kombit shqiptarë, ku ata dolën humbës, kinse nuk është aq e lavdishme e aq e pastër. Këtë metodologji serbe bota e njeh. Asgjë tjetër këtu nuk ka. Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, është gjëja më e pastër dhe e bukur që ne mund tua tregojmë fëmijëve.’-thotë Majko.

‘Heshtja e të rënëve, është mesazhi këto 25 vite të Lirisë dhe për vet Lirinë.’-u shprehë Majko në mbyllje të intervistës. /RADIO 1/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori