Site icon Telegrafi

Majk dhe Ghetto Geasy të martën publikojnë bashkëpunimin e radhës

Një tjetër projekti i ri muzikor po vjen nga dyshja e famshme e reperëve, Majk dhe Gheto Geasy.

Artistët njihe për bashkëpunime të shumta që kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe një të tillë ata pritet ta lansojnë të martën (28 qershor).

Kështu kanë njoftuar të dy ata përmes një postimi në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, teksa ndan një pjesë të shkurtër nga klipi i ri.

Foto: Majk/Instagram

“Më datën 28 qershor, e martë ora 21:00”, ka shkruar Majk sipër postimit që ndau me fansat në rrjetet sociale.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur reperët, që së fundmi sollën këngën “Ani nasht” e që u mirëprit nga fansat e tyre të shumtë.

Foto: Getoar Selimi/Instagram

Majk përndryshe ka sjellur edhe disa bashkëpunime të tjera që rezultuan tejet të suksesshme.

Lexo po ashtu Agon Amiga flet për sherrin me Noizyn ku ishin të përfshirë edhe Ledri Vula dhe Getoar Selimi, tregon si u rrahën në aeroportin e Zurichit

“Kce kce” me Gjikon “Kce kce” që u lansua në muajin maj dhe numëron mbi 12 milionë klikime në YouTube dhe “Ama” me Bardhin e publikuar në qershor që ka grumbulluar 7 milionë klikime. /Telegrafi/

Exit mobile version