Magjistari i akuzuar për ndihmën e dhënë Paul Pogbas për të mallkuar Kylian Mbappen, ka mohuar të ketë ndodhur kjo dhe ka zbuluar se ai ka folur vetëm një herë me mesfushorin për bashkëlojtarin e tij francez.
Pogba nuk ka luajtur asnjë minutë futbolli konkurrues që prej 10 minutave në humbjen 4-0 të Manchester United kundër Liverpoolit. Që atëherë ai u largua nga skuadra e Old Trafford për herë të dytë për t’u bashkuar sërish me Juventusin si lojtar i lirë, siç bëri në vitin 2012, me përfundimin e kontratës së tij.
Lëndimet kanë bërë që mesfushori francez të ketë humbur të gjitha ndeshjet e Juventusit këtë sezon dhe një çarje pamundësoi të ndihmoj ekipin e tij kombëtar të fitojë radhazi Kupën e Botës, diçka për të cilën menaxheri i tij e fajësoi atë.
E gjithë kjo nuk do të thotë se Pogba ka arritur të shmangë titujt e lajmeve, dhe kjo nuk është edhe sepse Graeme Souness po e fajëson atë për të gjitha sëmundjet e botës.
Gjithçka ka të bëjë me vëllain e tij më të madh Mathias, i cili më parë ka luajtur për Wrexham, Crewe Alexandra, Crawley Town dhe shumë të tjerë.
32-vjeçari është ndaluar nga policia në lidhje me një komplot për të zhvatur para nga vëllai i tij më i vogël dhe është zhdukur së bashku me disa pretendime të pabesueshme.
Ndër pretendimet e Mathias ishte akuza se fituesi i Kupës së Botës kishte punësuar një magjistar për ta shëndoshur, teksa pohoi gjithashtu se 29-vjeçari kishte mallkuar edhe shokun e skuadrës franceze Mbappe, por tashmë personi i përfshirë, i identifikuar si Birame D, e ka hedhur poshtë këtë.
“E gjithë kjo histori e magjisë është vetëm një shpikje e pastër. Paul nuk më kërkoi kurrë që të bëja magji për Kylian Mbappen, as për ndeshje PSG-Manchester United dhe as për ndonjë rast tjetër”, ka thënë fillimisht Birame për La Parisien.
“E vetmja herë që folëm për Kylian ishte gjatë një bisede telefonike gjatë Kupës së Botës 2018. Pas ndeshjes kundër Argjentinës i thashë Paulit: “Është çmenduri sa i shpejtë është i vogli””.
“Paul mu përgjigj me këto fjalë: “Kylian, është dhuratë nga Zoti ta kemi me ne, na lehtëson aq shumë, bën shumë mirë”.
Birame zbuloi se natyra e vërtetë e marrëdhënies që ka me yllin e Juventusit është besimi i tyre i përbashkët në fenë myslimane.
“Me Paulin biseduam për Kuranin, lutjet që duhet të bëjmë çdo ditë dhe lëndët shpirtërore. Isha në gjendje ta bëja të vetëdijshëm për faktin se ne vetëm po kalojmë nëpër këtë planet dhe se të mirat materiale të grumbulluara gjatë ekzistencës sonë nuk do të kenë asnjë rëndësi pas vdekjes sonë”.
“E vetmja gjë që do të mbetet nga ne do të jenë të gjitha të mirat që u bëhen njerëzve përreth nesh dhe nevojtarëve”, përfundoi ‘magjistari’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri