E butë dhe e shijshme, shkrihet në gojë!

Gëzojeni familjen tuaj me këtë picë të parapëlqyer, të gatuar në një mënyrë paksa ndryshe, transmeton Telegrafi.


Përbërësit:- 500 g miell;- 450 ml jogurt;- 2 vezë,- 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira;- 1 lugë e vogël sodë bikarbonati;- pak kripë.

192841 shutterstock 45646495 ls

Përgatitja:

Tundni vezët dhe shtoni të gjithë përbërësit.

Tundni me mikser që të bëhet brumi paksa më i dendur sesa për palëpeta.

Tepsinë bëjeni me miell dhe lyeni, pastaj qitni brumin të cilin e keni shtrirë me lugë të njomur në ujë të valuar.

Radhisni artikujt sipas dëshirës sipër brumit të pjekur.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/