Magjia e Gashijanit dhe qetësia e Januzit i sjellin fitoren e parë Llapit

14:"Petrit Miftari
Llapi ka marr fitore ndaj Feronikelit 74 si mysafir me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Rexhep Rexhepi”. Pjesa e parë edhe pse kishte raste madje edhe penallti, nuk solli gola, duke ia lënë këtë gjë pjesës së dytë. Nikolaos Ioannis gaboi nga pika e bardhë, duke e goditur shtyllën në minutën e 28-të të takimit.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 63-të, kur Elvir Gashijani me një solo aksion arrin deri te portë, ndërsa nga një top i kthyer arrin të shënojë një gol të bukur me parabolë. Ndeshja u vendos në minutën e 88-të, kur i futuri në pjesën e dytë, Ahmed Januzi shfrytëzoi një kaos në mbrojtjen e drenicasve për të tundur rrjetën për 2-0.


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































