LAJMI I FUNDIT:

Maduro tenton të zbusë kundërshtarët, premton zgjedhje të parakohshme

Maduro tenton të zbusë kundërshtarët, premton zgjedhje të parakohshme

Në një manovër për të qetësuar kundërshtarët e tij dhe zemërimin popullor, presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro u shpreh se do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme për Asamblenë Nacionale.

Maduro foli para mbështetësve të tij në një ditë kur e gjithë Venezuela u përfshi në protesta masive kundër tij.

Lideri i opozitës dhe presidenti i vetëshpallur Huan Guaido e akuzon se Maduro u zgjodh në një proces zgjedhor me manipulime të mëdha.


Guaido njihet si president nga SHBA dhe disa vende të tjera, mes të cilave edhe Shqipëria e Kosova.

Por nga ana tjetër, kaosi politik e ka zhytur Venezuelën në mjerim, përcjell bw.

Ndërsa policia e kontrolluar nga Maduro po shtyp zërat kundër, rezervat ushqimore dhe karburanti në Venezuelë janë drejt fundit.

Opozita ka kërkuar ndihma humanitare për të cilat presidenti i vetëshpallur Huan Guaido tha se do të vijnë nga jashtë, brenda pak ditësh, pavarësisht kundërshtimit të Maduros.