Madalina Ghenea, aktorja dhe modelja rumune, e cila nga shumëkush konsiderohet ndër femrat më të bukura në botë dhe cilësohet si ‘Sophia Loren e re’, ka shkëlqyer në tepihun e kuq të Kanës.
35-vjeçarja u shfaq në Festivalin e Filmit me një fustan ngjyrë kafe me një të çarë të thellë që i nxirrte në pah këmbët e saj të gjata.
Fustani kishte njërin sup të zbuluar dhe ishte lidhur rreth qafës, ndërsa veshjen e kishte plotësuar me vathë floriri dhe sandale me taka të larta.
Roli i parë i rëndësishëm i Madelinas ishte në filmin “House of Gucci”, ku luajti pikërisht Sophia Lorenin dhe për shkak të pamjes së saj, shumë e krahasojnë me aktoren e njohur italiane.
Së shpejti do të shfaqet filmi “Deep Fear”, në të cilin rolin kryesor e luan bukuroshja rumune.
Sa i përket jetës romantike, ajo është spekuluar të ketë pasur lidhje të shkurtra me Leonardo DiCaprio dhe Gerard Butler. /Telegrafi/