Lëvizja Vetëvendosje ka thënë sot se kryeministri, Avdullah Hoti, siç e quajnë të paligjshëm dhe jolegjitim tha se po shkonte për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj.

Vetëvendosje thekson se kryeministri Hoti ia mundësojë Serbisë qasje në detin Adriatik.


Lexoni të plotë njoftimin:

Kryeministri i paligjshëm e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj. Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik. Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin ‘Republikë’. Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik. /Telegrafi/