Besa Luzha, njohëse e zhvillimeve politike, ka deklaruar se çështja e përgjimeve, që sot u bë temë debati edhe në Kuvendin e Kosovës, është një gjë e zakonshme, duke marrë parasysh se jemi në kohë fushate.
“Kjo është e zakonshme, sepse është kohë parazgjedhore dhe lufta politike paksa ashpërsohet, por të mos jenë me tensione. Por nëse është diçka e jashtëzakonshme, jashtë veprimeve politike, ka institucionet që merren me ato punë. Nëse mendojmë që ka qenë një akt tradhtie apo kundër Kushtetutës, dihet vendi ku duhet trajtuar”, tha Luzha sot në Info Plus në RTK.
Ajo tha se interesi i shtetit nuk mund të varet nga vendqëndrimi dhe vendnumërimi nga deklaratat e dhëna ndaj militantëve dhe votuesve, por politikanët duhet të jenë të sinqertë.
Luzha foli edhe për vizitën e Aleksandër Kasanof, i dërguari i veçantë i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, në Kosovë.
Sipas saj, Kasanof, si vazhdues i punës së Gabreil Escobar-it, ka një përvojë në rajon, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, politikave globale dhe ka njohur në zhvillimet që kanën ndodhur në rajon dhe më gjerë.
“Vizita e tij është më tepër me karakter njohës”, shtoi Luzha.
Ajo më tej ka folur për raportet mes Kosovës dhe SHBA-së, nëpër kohë, të cilat, në raste sporadike kanë pësuar lëkundje.
“Zhvillimet dinamike që janë duke ndodhur në rajon, interesi i shtetit nuk mund të varet nga vendqëndrimi dhe vendnumërimi, nga deklaratat e dhëna ndaj militantëve dhe votuesve. Kur merr rolin e kryeministrit e lë petkun partiak dhe punon për interesat e shtetit”, deklaroi Luzha.
Luzha u shpreh se në të ardhmen partitë të jenë të kujdesshme në premtimet elektorale.
“Politikanët duhet të jenë të sinqertë”, tha ajo, teksa shtoi se duhet të kemi proces reflektues, në mënyrë që edhe zmbrapsja dhe ndryshimi i vendimeve të vije si rezultat i diskutimeve të hapura.
Ajo më tej shtoi se në diplomaci nuk mund të argumentohet me anë të së drejtës.
“Kjo varet nga zhvillimet në rajon, kërkojnë që të veprohet ndryshe, prandaj quhet diplomaci”.
“Që të jemi shtet i pavarur, është e drejtë. A mund të jetojmë vetëm e të përparojmë, meqë është e drejtë? Jo. Sepse në fakt jemi të varur nga ndihma përmes miqve në ekonomi, ndihmë juridike, legjislative”, deklaroi Luzha, derisa shtoi se rruga e Kosovës është e trasuar drejtë vlerave evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova