LAJMI I FUNDIT:

Lunaçek lavdëron Jahjagën, konfirmon mbështetjen e PE-së për Thaçin

Lunaçek lavdëron Jahjagën, konfirmon mbështetjen e PE-së për Thaçin

Raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian (PE), Ulrike Lunaçek, një ditë para betimit të presidentit të ri ka thënë se Parlamenti Evropian dhe ajo personalisht do të mbështesin presidentin në ardhje, Hashim Thaçi gjatë mandatit të tij.

Sipas saj, Hashim Thaçi në rolin e tij si presidenti i ri i Kosovës, duhet të ndërtojë ura të bashkëpunimit ndërmjet grupeve dhe komuniteteve të ndryshme shoqërore.

Ajo ka shtuar se Thaçi si president i Kosovës duhet të ketë një rol aktivë në tejkalimin e hendekut ndërmjet Qeverisë dhe partive opozitare.


“Kjo duhet të jetë njëri nga prioritet e politikës kosovare dhe posaçërisht edhe e presidentit të ri”, ka thënë Lunaçek, transmeton KosovaPress.

Ajo ka theksuar se dialogu ndërmjet spektrit politik i nisur nga presidentja të shkuarje, Atifete Jahjaga duhet të vazhdohet.

“Kosova dhe presidenti i ri i saj, mund të llogarisin në mbështetjen time dhe Parlamentit Evropian për të zgjidhur këto detyra”, ka shkruar ajo.

Lunaçek ka lavdëruar po ashtu edhe presidenten në shkuarje, Atifete Jahjaga, e cila sipas saj ka ndikuar pozitivisht në imazhin e Kosovës në botë.

Ajo ka thënë se gjatë mandatit të Jahjagës, ka arritur që të ketë përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe në perspektiven evropiane të Kosovës.