LAJMI I FUNDIT:

Lumezi: Luftimi i korrupsionit, sfidë për Prokurorinë 

Lumezi: Luftimi i korrupsionit, sfidë për Prokurorinë 

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në një takim kryeprokurorin e Shtetit nga Karolina e Veriut, Robert J. Higdon, Jr, të cilin e ka uruar me rastin emërimit të tij si Kryeprokurori i Shtetit të Karolinës nga Presidenti Trump dhe të konfirmimit nga Senati Amerikan në shtator të këtij viti.

Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar  kryeprokurorin Higdon, me punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit dhe të sistemit prokurorial, e në veçanti me të arriturat e këtij Institucioni në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Ai ka thënë se sfidë kryesore e institucionit që e udhëheq, mbetet luftimi i dukurive të këqija si, luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimet e luftës.


Po ashtu, gjatë këtij Lumezi e Higdon kanë biseduar për vazhdimin e  bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe shtetit të Karolinës, në fushën e hetimit të krimit financiar, luftën kundër krimit transnacional, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në fusha të ndryshme me autoritetet e shtetit të Kalifornisë.

Ndërkaq, kryeprokurori Higdon, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit ka ofruar mbështetjen dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij, për ta ndihmuar Prokurorin e Shtetit dhe sistemin prokurorial të Kosovës me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.

Kryeprokurori Lumezi e ka falënderuar kryeprokurorin Higdon për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep vendi i tij sistemit prokurorial të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori