Lumbardh Dellova, 'truri' i CSKA Sofjes - loja e gjigantit bullgar koncentrohet te mbrojtësi kosovar

CSKA Sofja ka arritur të marr fitore në ndeshjen ndaj Beroe (1:0), ndërsa mediumet bullgare kanë filluar t’i japin jehonë punës së trajneri Alexander Tomas, i cili e ka të bazuar lojën kryesisht te Lumbadh Dellova, i cili po konsiderohet si ‘truri’ i gjigantit bullgar. CSKA e kishte topin në zotërim total prej 71 për qind, ndërsa gjëja më interesante që ra në sy ishte kërkimi i vazhdueshëm i mbrojtësit Lumbardh Dellova, i cili organizoi çdo sulm të mikpritësit. Mbrojtësi që refuzoi Ludogorets në dimër, kishte 131 pasime të sakta, me një shkallë prej 95 për qind saktësi, shkruan nostrabet. Pra lojtari i Kombëtares së Kosovës ka bërë vetëm 7 gabime.

Për partner në mbrojtje Dellova ka ish lojtarin e Leeds, Liam Cooper, me të cilin kanë filluar ta krijojnë një partneritet të shkëlqyer. Lumbardh Dellova kaloi te CSKA-në për 350 mijë euro.



















































