LAJMI I FUNDIT:

Lumbardh Dellova shpallet lojtari më i mirë i vitit në Albi Mall Superligë

Lumbardh Dellova shpallet lojtari më i mirë i vitit në Albi Mall Superligë

Kulmi i Gala Mbrëmjes “Laureatët 2023” ishte me shpalljen e “Futbollistit më të mirë të vitit”, epitet ky që i takoi qendërmbrojtësit të FC Ballkani dhe Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova.

2023-ta ishte një vit i jashtëzakonshëm për këtë talent të shquar i cili me paraqitjet e tij i ka sjellë lavdi futbollit kosovar.

Lumbardh Dellova ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme gjatë këtij viti. Duke qenë pjesë e FC Ballkanit, ai me punën e tij të palodhshme ka kontribuar në fitimin e titullit të kampionit në Albi Mall Superligë, por ka shkëlqyer edhe në skenën ndërkombëtare me pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.


Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme nuk u ndalën këtu. Lumbardh Dellova dha një kontribut të pamohueshëm në Kombëtaren e Kosovës, duke shfaqur talentin e tij dhe duke treguar një nivel të lartë profesionalizmi në çdo ndeshje.

Me votat e gazetarëve sportivë, Lumbardh Dellova është shpallur me plot meritë “Futbollisti i Vitit”.

Ai mblodhi 108 vota të gazetarëve, duke lënë pas vetes bashkëlojtarin e tij te FC Ballkani, Nazmi Gripshi, me 76 vota.

Çmimin për Dellovën e ndau presidenti i FFK-së, Agim Ademi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

La Liga
Kalo në kategori