LAJMI I FUNDIT:

“Lulz Security” sulmon Senatin Amerikan

“Lulz Security” sulmon Senatin Amerikan

Duket sikur hakerat e grupit “Lulz Security” po tregojnë “dhëmbët” kohët e fundit, ndërsa kanë zhvilluar një tjetër sulm, këtë rradhë ndaj Senatit Amerikan.

Lajmi është konfirmuar nga vetë zyrtarët që merren me sistemin e sigurisë në Senat, të cilët thanë se po zhvillojnë një kontroll të përgjithshëm për të riparuar dëmet. Ky konfirmim erdhi pasi “Lulz Security” postoi në internet një seri dosjesh ku bëhej humor me nivelin e sigurisë në Senat.

“Lulz Security” është i njëjti grup hakerash që sulmoi edhe kompaninë Sony, Nintendo dhe Fox News. /Telegrafi/