LAJMI I FUNDIT:

LUKT: Turqit në Maqedoni e përkrahën Erdoganin dhe Qeverinë e Turqisë

LUKT: Turqit në Maqedoni e përkrahën Erdoganin dhe Qeverinë e Turqisë

Lëvizja për unitet kombëtar të turqve (TMBH), në shkresën deri te mediat thotë se në sajë të “masës kritike dhe arsyes së turqve në Maqedoni“, janë thellë të brengosur lidhur me gjendjen në Turqi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Dëshirojmë ta informojmë publikun se në asnjë mënyrë nuk e pranojmë këtë përpjekje për grusht shteti dhe i japim përkrahje të plotë kryetarit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Qeverisë dhe popullit të Turqisë“, thuhet në deklaratën me shkrim të LUKT.

„Askush nuk mund të jetë kundër vullnetit të popullit. Fajtorët duhet sa më shpejtë të dorëzohen në duart e drejtësisë së Turqisë”, thuhet më tej në njoftim.


Ata shprehen të bindur se Republika e Turqisë shumë shpejt do ta tejkalojë këtë gjendje dhe do të punojë në përforcimin e kapaciteteve demokratike dhe shtetit të së drejtës./Telegrafi/