Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku insiston se ai është një lojtar më i mirë pas largimit të tij nga Manchester Unitedi në verën e vitit të kaluar.

Ylli belg ka folur me ish-sulmuesin e Arsenalit, Thierry Henry, në një lidhje të drejtpërdrejt në Instagram.


Lukaku njoftoi legjendën franceze se po punon shumë për të siguruar që loja e tij të ketë të bëjë më shumë sesa thjesht shënimi i golave.

“Kur të piqesh, nuk ka të bëjë më vetëm me veten. Shënimi i golave është ilaçi im, kjo është ajo që unë jetoj. Por sa më i vjetër që ju bëheni, ju duhet të përdorni inteligjencën tuaj, jam një student i lojës”, ka thënë fillimisht Lukaku.

“Mendoj se nëse dua të ndihmoj ekipin tim, duhet të jem i aftë të jap asistime”.

lukaku udinese inter 13ixdzmknlj431apijp2n9c6bb

“Nuk mund të jem vetëm shënues. Të gjithë duhet të ndjehen të rëndësishëm”.

“Nëse nuk mund të godas, gjithmonë do të kërkoj pasimin e fundit”, përfundoi belgu. /Telegrafi/

telegrafi sport app