Konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është befasuar në spektaklin e natës së sotme (e shtunë).

Ai u surprizua me një video-mesazh të shkurtër nga motra dhe mbesat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Artisti shkodran u përlot nga kjo video e shkurtër, ndërkohë që tha se ndjen mall të madh për to.

Screenshot 38 2 Foto: Screenshot/Instagram

Veç kësaj, në ‘Dhomën e Surprizave’ atë po e priste bashkëshorti i motrës së tij, i cili po ashtu kishte ardhur nga Amerika.

I njëjti u shpreh se janë miq shumë të mirë dhe se për të ka qenë vëlla e gjithçka për familjen e tij.

Screenshot 41 2 Foto: Screenshot/Instagram

Luizi ndryshe është shprehur se nëse nuk do ta fitojë këtë edicion të Big Brother do të zhvendoset për të jetuar në Amerikë.

Këtë natë mes tjerash nga BBVA u largua tenori i njohur, Armaldo Kllogjeri. /Telegrafi/

Screenshot 40 4 Foto: Screenshot/Instagram