LAJMI I FUNDIT:

Luis Suarez e quan Erling Haalandin, sulmuesin më të mirë aktual në botë

Luis Suarez e quan Erling Haalandin, sulmuesin më të mirë aktual në botë

Erling Haaland shënoi një tjetër hat-trick të dielën pasdite dhe legjenda e Liverpooitl, Luis Suarez pretendoi se sulmuesi i Manchester City është numri nëntë më i mirë në botë për momentin.

Norvegjezi shënoi hat-trickun e tij të tretë të sezonit pasi City mposhti rivalët lokalë Manchester United.

Sigurisht që ishte një paraqitje jashtëzakonisht mbresëlënëse nga norvegjezi, i cili gjithashtu bëri dy asistime për Phil Foden, i cili gjithashtu përfundoi një hat-trick.


Duke komentuar në Instagram, ish-sulmuesi i Liverpoolit, Suarez ka thënë: “Urime miku im! Lojë e mrekullueshme për ty! Numri 9 më i mirë për momentin”.

Suarez është në dijeni se si është të luash në Ligën Premier, pasi ka shënuar më parë 31 herë në një sezon për Liverpoolin në të kaluarën.

Njeriu i ri në qytet duket se do ta kalojë atë dhe rekordin e mbajtur nga Mohamed Salah për më shumë gola në një sezon prej 38 ndeshjesh, që është 32 gola. /Telegrafi/

Komenti i Suarez për postimin e Haaland. Imazhi: Instagram