Luigj Imeri u drejtohet punëtorëve të KEK-ut: Bashkë do të bëjmë një KEK pa nepotizëm

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Luigj Imeri ka thënë se i konsideron punëtorët asetin më të rëndësishëm të kompanisë.
Imeri iu drejtua punëtorëve të KEK-ut përmes një postimi në Facebook, ku përgëzoi ata për punën që e kanë bërë gjatë këtyre viteve.
Ai ka thënë se së bashku me punëtorët do të ndryshojnë këtë kompani, duke e bërë një vend punë ku secili do të ndjej vetën me vlerë dhe më të lirë për të shpalosur pikëpamjet profesionale.
“Të nderuar punonjës të KEK –ut, ne s’bashku do ta bëjmë një KEK më ndryshe një KEK ku secili do ta ndiej veten me vlerë dhe i lire për të shpalosur pikëpamjet profesionale të tij, një KEK ku nuk do të ketë nepotizëm, një KEK ku do ta luftojmë dhe nuk do ta lejomë korrupsionin, një KEK ku do ta lirojmë nga ndikimet jashtme, një KEK ku do të mbizotëroj mirëbesimi dhe harmonia ndaj njeri tjetrit, një KEK ku do të respektohen ligjet dhe rregulloret në fuqi, një KEK ku do ti shërbej qytetareve të vendit, një KEK ku do ti respektoj edhe palët tjera që janë të përfshira në sistemin elektroenergjeik nga ku edhe do të bashkëpunoj ngush me ta, një KEK i cili do të jetë me dyer të hapura për të gjithë”, shkruan Imeri.
Postimi i plotë:
“Të nderuar punëtore e punëtorë, kolege e kolegë të Korporatës Energjetike të Kosovës KEK-sh.a
Më lejoni që të ju drejtohem në cilësinë e u.d të Drejtorit Menaxhues të KEK-ut,
KEK-u si kompani e cila mbanë mbi supe një përgjegjësi të madhe ndaj qytetareve të Republikës së Kosovës, ku nga kjo e fundit KEK-u konsiderohet lidere dhe bartëse e zhvillimit ekonomik dhe bartëse e stabilitetit elektroenergjetik në vend.
Të nderuar punonjës, KEK-u ju konsideron asetin më të rëndësishëm të saj, bazuar në këtë vëmendja dhe trajtimi ndaj juve do të jetë në rend të parë duke ju krijuar lehtësira në ushtrimin e detyrave dhe obligimeve tuja, duke ju krijuar kushte të sigurta për zhvillimin e aktiviteteve t’përditshme nga ku varet zhvillimi dhe stabilitetit elektroenergjetik në Republikën e Kosovës, prandaj KEK-u është dhe do të jetë mirënjohës dhe në mbështetjen tuaj, dhe për këtë askush nuk duhet ta vë në dyshim.
Të nderuar punonjës më lejoni që t’ju përgzoj për punën që jeni duke bërë në këtë kohë pandemie botrore me virusin COVID 19 duke duke rrezikuar veten dhe familjet tuaja me qëllimin e vetëm pë t’ju ofruar qytetarëve të Republikës së Kosovës atë që është më e domosdoshmja sot në familejt tona, energjia elektrike.
Të nderuar punonjës të KEK –ut, ne s’bashku do ta bëjmë një KEK më ndryshe një KEK ku secili do ta ndiej veten me vlerë dhe i lire për të shpalosur pikëpamjet profesionale të tij, një KEK ku nuk do të ketë nepotizëm, një KEK ku do ta luftojmë dhe nuk do ta lejomë korrupsionin, një KEK ku do ta lirojmë nga ndikimet jashtme, një KEK ku do të mbizotëroj mirëbesimi dhe harmonia ndaj njeri tjetrit, një KEK ku do të respektohen ligjet dhe rregulloret në fuqi, një KEK ku do ti shërbej qytetareve të vendit, një KEK ku do ti respektoj edhe palët tjera që janë të përfshira në sistemin elektroenergjeik nga ku edhe do të bashkëpunoj ngush me ta, një KEK i cili do të jetë me dyer të hapura për të gjeth.
Të nderuar punonjës të KEK-ut me qenë se unë vij nga radhët tuja duke bashkëpunuar me ju 20 vite rresht e në pozita të ndryshme, në vështirësi e sfida të ndryshme dhe sot si u.d e DM të KEK-ut i di dhe i njoh të gjitha brengat e vështirësitë tuaja nga ku tani e tutje përgjegjësia dhe obligimi imë ndaj jush është edhe më i madh por në anën tjetër edhe mundësia për realizimin dhe plotësimin e kushteve tuaj është me e madhe të cilën nuk do ta kursej për ju.
Së bashku ja dalim
Zoti ju bekoftë
Me respekt, L.I”, ka shkruar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë