Kanë mbetur edhe tre vende të lira në Euro 2024 dhe këto tre vende do të plotësohen sot ku zhvillohen tre finale.
Uells-Poloni, Ukrainë-Islandë dhe Gjeorgji-Greqi janë tre finalet e ‘Play-off’-it të Ligës së Kombeve, ku do të përcaktohen tre skuadrat e fundit që do të luajnë në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Gjermani duke nisur nga 14 qershori.
Finalja e Ligës A sjell një përballje titanësh, mes Uellsin që do të presë Poloninë. Uellsi eliminoi në gjysmëfinale Finlandën pa probleme, ndërkohë që në anën tjetër polakët shpartalluan 5-1 Estoninë, duke mos e vënë në dyshim kalimin më tej. Kujtojmë se fituesja e këtij çifti do të vendoset në grupin D me Holandën, Austrinë dhe Francën.
The #EURO2024 play-off finals 😍 pic.twitter.com/1dGRUaDMlb
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) March 21, 2024
Ukraina, pasi eliminoi në mënyrë dramatike Bosnjën në Sarajevë, duke përmbushur shifrat vetëm në pesë minuta e fundit tani do të matë forcat me Islandën. Vikingët eliminuan Izraelin në gjysmëfinale e nuk duhen nënvlerësuar. Ndeshja do të luhet në Poloni, për shkak të situatës në Ukrainë. Me interes presin edhe Belgjika, Sllovakia dhe Rumania, për të mësuar kundërshtarin që do të kenë përballë në grupin E, ku do të bashkohet fituesja e ndeshjes Ukrainë-Islandë.
Greqia do të vizitojë Tibilisin, ku do të matë forcat me Gjeorgjinë, në finalen e Ligës C. Helenët fituan me rezultat të thellë 5-0 ndaj Kazakistanit në ndeshjen e së enjtes, ndërsa Gjeorgjia fitoi 2-0 ndaj Luksemburgut. Skuadra që do të triumfojë mes Greqisë dhe Gjeorgjisë do të luajë në Evropian me Portugalinë, Çekinë dhe Turqinë në Ligën F. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës