LAJMI I FUNDIT:

Lufta në Kosovë: Rezoluta e Kongresit amerikan, e iniciuar nga Joe Biden, që autorizoi presidentin Clinton të nisë sulmet ajrore mbi caqet serbe (Dokument)

Lufta në Kosovë: Rezoluta e Kongresit amerikan, e iniciuar nga Joe Biden, që autorizoi presidentin Clinton të nisë sulmet ajrore mbi caqet serbe (Dokument)

Vetëm katër ditë pasi pala serbe-jugosllave kishte refuzuar të nënshkruante Marrëveshjen e Ramujesë për ndërprerjen e luftës në Kosovë, më 23 mars të vitit 1999 (22 vjet më parë), Kongresi Amerikan me anë të një rezolute autorizoi presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton që të ndërmirren sulme ajrore kundër Federatës Jugosllave, përkatësisht ndaj caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Rezoluta për sulmet ajrore ishte inicuar nga senatori demokrat i Delaware, Joseph Biden, i cili tash është president i SHBA-së.

“Autorizohet Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të kryer operacione ajrore ushtarake dhe sulme me raketa në bashkëpunim me aleatët tanë të NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbi dhe Mali i Zi)”, thuhet në rezolutë, shkruan Telegrafi.


Rezoluta e Kongresit amerikan që autorizoi presidentin Bill Clinton të nis sulmet ajrore ndaj Ushtrisë jugosllave

Pro kësaj rezolute kishin votuar 58 senatorë nga 100 prej tyre.

Bombardimi i Jugosllavisë nga NATO ishte operacioni ushtarak Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) kundër Republikës Federale e Jugosllavisë gjatë Luftës së Kosovës. Kjo ishte hera e parë që organizata e përdorur forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sulmet ajrore zgjatën 78 ditë, nga 24 mars 1999 deri më 10 qershor 1999. Emri i koduar operacionit zyrtarisht nga NATO ishte “Operation Allied Force”  (Operacioni Forcave Aleate). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori