Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur subjektin që ai e udhëheq të pakorruptuar dhe ka shprehur guxim për ta luftuar korrupsionin dhe për ta çkapur shtetin nga “grupet parashtetërore kriminale”.
Këtë deklaratë, Mustafa e kishte dhënë më 23 dhjetor teksa po kremtonin 29 vjetorin e themelimit të LDK-së.
“Jemi të vendosur të luftojmë kundër të gjithë atyre që e keqpërdorin pasurinë e Kosovës dhe vlerat demokratike të këtij vendi. Kemi dije për të ofruar zhvillim ekonomik që i nevojitet vendit. Kemi guxim për ta luftuar korrupsionin sepse jemi të pakorruptuar dhe për ta shkapur shtetin nga grupet parashtetërore kriminale”, u shpreh Mustafa.
Por, kjo deklaratë e Mustafës është parë si deklaratë joserioze nga ana e Arton Demhasaj, nga Çohu.
Demhasaj, ka thënë për Kallxo.com se nuk kanë kaluar as një vit e gjysmë që ka qeverisur Isa Mustafa dhe se nuk kanë parë asgjë konkrete për ta luftuar korrupsionin.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, ka qenë në qeverinë e kaluar dhe nuk ka tregu fare as një veprim konkret me të cilin tregojnë se janë të gatshëm për ta luftuar korrupsionin. Aq më pak kur Isa Mustafa në qeverisjen e kaluar ka thënë që korrupsioni nuk është realitet por thjeshtë korrupsioni është percepsion”, tha Demhasaj.
Demhasaj ka përmendur se një numër i madh i zyrtareve të LDK-së janë të akuzuar për korrupsion. Gjithashtu ka përmendur edhe lëndët kur Mustafa ka udhëhequr qeverisjen lokale në Prishtinë.
“Deri sa kemi një numër të madh të zyrtarëve të kësaj partie që janë të akuzuar për korrupsion madje në nivele shumë të larta dhe kur e dimë që vetë zoti Mustafa ka qenë pjesë e udhëheqjes së komunës dhe e dimë sa lëndë janë pikërisht për qeverisjen e tij të Prishtinës që kanë të bëjnë kryesisht me korrupsion. Dhe kjo tregon se sa serioz janë LDK kur janë në qeverisje për me luftu korrupsionin”, tha ai
Demhasaj shtoi se deklarata e Mustafës për ta luftuar korrupsionin dhe se LDK është e pa korruptuar është deklaratë jo serioze.
“Kur po vijnë në pushtet po e harrojnë luftën kundër korrupsionit madje edhe po bëhen edhe vetë pjesë korruptive”, shtoi Demhasaj.
Gjatë kohës sa Isa Mustafa udhëhiqte Qeverinë e Kosovës, Zyra e Kryeministrit kishte aplikuar procedurë të mbyllur tenderuese për të kontraktuar një kompani për servisim të automjeteve. Nëpërmjet kësaj procedure kishte shpallur fituese kompaninë Makcar që është në pronësi të djemve të kryeministrit Isa Mustafa, Besnikut e Arbenit.
Zyrtarët e LDK-së me aktakuza
Një numër i madh i zyrtarëve të LDK-së, janë me aktakuzuar.
Naser Osmani, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, është i akuzuar në lidhje me privatizimin e fabrikës “FAN” në Podujevë.
Astrit Haraqia dhe Ukë Rugova akuzohen lidhur me aferën e vizave italiane.
Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, dyshohet se më 1 gusht 2014 në cilësinë e kryetarit të komunës me dashje ka marrë pjesë personalisht në nënshkrimin e kontratës ‘Ndërtimi i Kanalizimit Fekal në Fshatin Cerrcë-Lubozhdë- Faza e Parë”. Tenderin për ndërtimin e këtij kanalizimi e kishte fituar firma “’MA-CON’ sh.p.k, në pronësi të vëllait të tij, Gani Rugova, në vlerë prej 289,119.85 euro “duke mundësuar interes financiar për të dhe personin juridik që ka të bëjë me të”.
Hetimet për këtë rast kishin nisur pas një hulumtimi të emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’.
Gjithashtu, pas përfundimit të detyrës si kryetar i Komunës së Prishtinës nga Isa Mustafa, qeverisjen e kishte marrë në dorë Lëvizja Vetëvendosje e cila kishte dërguar në prokurori rreth 80 dosje të ish qeverisjes Mustafa.
Dhjetë ish- inspektorë të Komunës së Prishtinës të kohës së qeverisjes së Isa Mustafës janë dënuar me burg e gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë të akuzuar për shpërdorim detyre.
Kryetari Shpend Ahmeti, pas vendimit të gjykatës kishte thënë se dënimi i ish-inspektorëve dëshmon se ka ekzistuar rrejti i organizuar kriminal në ndërtimet pa leje në Prishtinë.
“Një pjesë e 80 dosjeve sot gjeti epilogun. Ish-inspektorët u dënuan me nga dy/tre vite burg që dëshmon se ka ekzistuar rrjet i organizuar kriminel që ka ndihmuar zhvillimin e ndërtimeve pa leje në komunën tonë e që edhe sot ka pasoja të pariparueshme”, kishte shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.
Por, ish- inspektorët e Komunës së Prishtinës, janë ankuar në Gjykatën e Apelit për të kërkuar pafajësinë.
Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari e ka konfirmuar se rasti i ish-inspektorëve është në procedurë. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri