Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Luan Dalipi i është bashkuar qeverisë së Republikës së Kosovës si Shef i Stafit të Kryeministrit.
Kurti ka thënë se Luan Dalipi do të shërbejë si këshilltari kryesor i tij, për palët e brendshme dhe të jashtme të interesit për çështjet që kanë të bëjnë me Kryeministrin.
Ai ka bërë të ditur se Luani Dalipi do të koordinojë punën e kabinetit qeveritar, me Zëvendës Kryeministrat, Ministrat, Zëvendës Ministrat dhe këshilltarët e qeverisë, do të mbështesë qeverinë në formulimin dhe zbatimin e politikave, strategjive dhe planeve, si dhe në komunikim dhe ngritje të vetëdijesimit, transmeton Telegrafi.
“Formimi i gjerë arsimor dhe profesional i Luanit e ka përgatitur atë të sigurojë mbështetje për Kryeministrin në përpjekjet e tij për të kaluar Kosovën në të ardhmen që meriton si një vend i lirë dhe i prosperuar. Ai u arsimua në Shtetet e Bashkuara nga shkolla e mesme deri në një Diplomë Master në Menaxhim Ndërkombëtar. Luani u kthye në Kosovë në 2001 dhe shërbeu si përfaqësues i Departamentit të Tregtisë së ShBA-së në Ambasadën e ShBA-ve para se të hynte në sektorin privat të Kosovës. Është bashkëthemelues i një prej kompanive më të mëdha të këshillimit në Ballkanin Perëndimor. Luani gjatë njëzet viteve pasuese të ekzistencës së kompanisë së tij ka menaxhuar me sukses dhjetëra projekte të organizatave ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë saj”, ka shkruar Kurti në Facebook, transmeton Telegrafi.
Kurti ka pohuar se Dalipi është fitues i disa çmimeve profesionale në fushën e menaxhmentit dhe konsulencës..
“Luan Dalipi gjithashtu ka qenë themelues dhe ish Kryetar i Bordit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (‘AmCham’), ish bashkëkryesues i Fondit Kosovar Amerikan të Arsimit (‘KAEF’), themelues i Këshillit të Konsulentëve të Biznesit (‘BCC’), dhe konsulent i certifikuar ndërkombëtar në menaxhment. Ai është fitues i disa çmimeve profesionale në fushën e menaxhmentit dhe konsulencës. Luani karakterizohet me etikë të fortë pune, vetëmotivim, optimizëm për të ardhmen, dhe performancë të bazuar në rezultate. Ekspertiza e tij – në udhëheqje, menaxhim, koordinim, mobilizim të resurseve njerëzore, konsolidim e bashkërenditje të institucioneve dhe proceseve, dhe krijim të politikave zhvillimore – do t’i shtoj vlerë kabinetit qeveritar. Si Shef i Stafit pritet që ai do të zbatojë mësimet nga e kaluara e tij për të arritur objektivat e qeverisë”, vijon shkrimi i tij.
Kryeministri Kurti gjatë ditës së sotme ka emëruar edhe Durim Berishën, si Këshilltar të Jashtëm Politik./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania