LAJMI I FUNDIT:

“Luajtëm mirë për 72 minuta”, Ten Hag reflekton mbi përpjekjet e ekipit pas humbjes nga West Hami

“Luajtëm mirë për 72 minuta”, Ten Hag reflekton mbi përpjekjet e ekipit pas humbjes nga West Hami

Manchester United ka humbur sot (e diel) në udhëtim ndaj West Hamit me rezultat të pastër 2-0, ndeshje e cila ishte e vlefshme për javën e 18-të në elitën e futbollit anglez.

Pas ndeshjes tekniku holandez Erik Ten Hag, u shfaq i frustruar ndaj lojtarëve të tij edhe një herë tjetër.

Në një intervistë për BBC pas ndeshjes ai tha se Manchester United luajti mirë për 72 minuta, por nuk i shfrytëzuan rastet për gol.


“Mendoj se kemi luajtur mirë për 72 minuta, por nuk i kemi shfrytëzuar rastet. Ne duhej të kalonim në avantazh por nuk e bëmë këtë dhe më pas një moment ndryshoi gjithçka”, ka thënë fillimisht Ten Hag.

West Ham United shumë i fortë për Man Utd, vazhdon kriza e Djajve të Kuq
Lexo po ashtu West Ham United shumë i fortë për Man Utd, vazhdon kriza e Djajve të Kuq

“Ne u munduam të bëjmë një rikthim. West Hami nuk vraponte pas nesh për një periudhë të gjatë gjatë ndeshjes dhe më pas e gjetën golin”.

“Ata ishin mjaft agresiv kur mbroheshin brenda zonës dhe për këtë arsye është e vështirë që të krijosh një rast për gol”, përfundoi ai.

Humbja ndaj West Hamit do të thotë që “Djajtë e Kuq” tani janë pa fitore në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

"Me këta tre lojtarë do të jemi të frikshëm" - Ten Hag paralajmëron rikthimin e fuqishëm të Man Utd
Lexo po ashtu "Me këta tre lojtarë do të jemi të frikshëm" - Ten Hag paralajmëron rikthimin e fuqishëm të Man Utd

Ata tashmë kanë rënë në pozitën e tetë në tabelën e Ligës Premier, teksa po i afrohemi Krishtlindjeve.

United do të rikthehet në aksion në mesjavë, ku do të jenë nikoqir të Aston Villas në “Old Trafford”./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Xhudo
Ish-sensacioni i Ligës Premier që refuzoi kontratën dhjetëvjeçare të Barcelonës, nënshkruan për klubin e 16-të në karrierë

Ish-sensacioni i Ligës Premier që refuzoi kontratën dhjetëvjeçare të Barcelonës, nënshkruan për klubin e 16-të në karrierë

Ligat tjera
Barcelonës i vjen oferta që do t'ia zgjidh problemet dhe mund të bëjë blerjet që i do

Barcelonës i vjen oferta që do t'ia zgjidh problemet dhe mund të bëjë blerjet që i do

La Liga
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Ylli i Real Madridit i

Ylli i Real Madridit i "bie pishman", nuk dëshiron të largohet këtë verë

La Liga
Andre Onanas i thuhet se mund të luajë në mesfushë pasi 'ia përfundoi karrierën' yllit të Arsenalit

Andre Onanas i thuhet se mund të luajë në mesfushë pasi 'ia përfundoi karrierën' yllit të Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori