LAJMI I FUNDIT:

LSM kërkon që të sëmurët nga COVID-19 dhe punëtorët në izolim të marrin rrogë të plotë

LSM kërkon që të sëmurët nga COVID-19 dhe punëtorët në izolim të marrin rrogë të plotë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon që punëtorët e sëmurë nga koronavirusi , COVID-19, punëtorët të cilët janë në izolim apo në vetizolim për shkak të ekspozimit ndaj COVID-19, t’u paguhet kompensim i rrogës për pushim mjekësor, përkatësisht kompensim për sëmundje profesionale në vlerë prej 100 për qind.

“Gjatë periudhës së kaluar, jemi dëshmitarë[ se një numër i madh i punëtorëve, jo për faj të tyrin, ose janë të sëmurë nga COVID-19, ose janë në izolim apo vetizolim për shkak të kontaktit me punëtor tjetër i cili ka qenë i ekspozuar ndaj sëmundjes ngjitëse, nëse në vend të punës apo gjatë transportit deri dhe nga vendi i punës dhe për ato shkaqe nevojitet që Qeveria, menjëherë përmes sjelljes së Dekretit ta rregullojë statusin e atyre punëtorëve dhe të parandalojë pagesë të rrogës më të ulët se 100 për qind si kompensim të rrogës për pushim mjekësor përkatësisht gjatë paaftësisë së përkohshme për punë”, thuhet në kumtesën e LSM-së.

Me Dekretin e tillë, thonë nga Sindikata, do të parandalohen të gjithë punëdhënësit e pandërgjegjshëm t’i shkelin të drejtat e punëtorëve në ato momente jashtëzakonisht të komplikuara dhe të rënda për ta, e me atë do të sigurohet edhe sigurimi i rrogës dhe ekzistenca e punëtorëve, e tëra me qëllim të tejkalimit të gjendjes së tillë.


Drejtoria e të ardhurave publike, konsiderojnë nga Sindikata, nevojitet menjëherë të informojë cilat kompani, shfrytëzuese të ndihmës financiare, paguan rrogë më të ulët se 14.500 denarë punëtorëve, për shkak se në fund të ditës, siç thonë, ajo ndihmë shtetërore do të kthehet përmes tatimeve të cilat i paguajnë mu punëtorët, ndërsa në atë rast për paratë tona kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie. Qeveria nevojitet ta ketë këtë parasysh gjatë vazhdimit të mbështetjes financiare për pagesë të rrogave, porosisin nga LSM.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori