LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Regjimi të heq grilat nga protestuesit

LSDM: Regjimi të heq grilat nga protestuesit

Me një komunikatë drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka reaguar partia maqedonase në opozitë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë për arrestimin e aktivistëve të ”Revolucionit Laraman” dhe për kërcënimin e ish-kryeministrit Gruevski se populli vlon dhe ai nuk mund ta ndal, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Regjimii i Gruevskit menjëherë të heq grilat nga duart e qytetarëve dhe protestuesve. LSDM dhe populli demokratik i Maqedonisë e dënojnë veprimin e policisë së Mitko Çavkov. Me këto veprime Gruevski e vulos nervozën, panikën dhe frikën që e ka ndaj qytetarëve. I pa mend nga fuqia, vendosmëria, këmbëngulja dhe masiviteti i protestuesve dhe protestave kundër këtij pushteti anekand Maqedonisë, Gruevski e keqpërdor policinë për të krijuar incidente.” shkruajnë nga LSDM./Telegrafi/