LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM-ja është i vetmi subjekt politik i cili nuk qëndrim të qartë për referendumin

LSDM: OBRM-PDUKM-ja është i vetmi subjekt politik i cili nuk qëndrim të qartë për referendumin

Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase në pushtet LSDM pyesin se “a i pengon Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së përparimi i Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s dhe për këtë shkak nuk deklarojnë qëndrimin e tyre për referendumin”.

Nga LSDM-ja thonë se OBRM-PDUKM-ja dhe Hristijan Mickoski përsëri nuk do të tregojnë përgjegjësi para qytetarëve dhe shtetit, dhe nuk do ta deklarojnë qëndrimin e qartë për referendumin, dhe siç thonë ata, për të ardhmen e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM-ja është i vetmi subjekt politik që nuk ka qëndrim të qartë për çështjen më të rëndësishme në historinë e re të Maqedonisë” thonë nga LSDM-ja duke pyetur se i pengon OBRM-PDUKM-së përparimi i Maqedonisë dhe se a ju pengon që para Maqedonisë është mundësia për hyrje në BE dhe NATO me identitet maqedonas të garantuar dhe të mbrojtur.


“A dëshirojnë që Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja ta kthejnë Maqedoninë në të kaluarën e errët, në kohën e dhunës, kriminalitetit dhe tensioneve”, pyesin nga LSDM-ja.

Sipas LSDM-së qytetarët janë të orientuar drejt të ardhmes së ndritshme, për hyrje të Maqedonisë nvë BE dhe NATO përmes pranimit të marrëveshjes me Greqinë.

“Për këtë shkak më 300 shtator qytetarët me dinjitet do të thonë po për anëtarësim në BE dhe NATO me identitet maqedonas të garantuar, do të thonë po për të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e partisë maqedonase në pushtet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Kalo në kategori