LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Kaos në Shkup, paaftësia e OBRM-PDUKM-së dëmton qytetarët

LSDM: Kaos në Shkup, paaftësia e OBRM-PDUKM-së dëmton qytetarët

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se paaftësia e pushtetit lokal në qytetin e Shkupit, e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, ka shkaktuar kaos dhe mosfunksionim të transportit publik.

Nga kjo parti thonë se kryetarja Arsovska me ndërprerjen e kontratave dhe bartjen e fajit vetëm sa e përkeqëson gjendjen me transportin publik.

“Shkupjanët detyrohen të përdorin vetëm linjat e NTP-së, të cilat nuk janë të rregullta, gjë që shkakton bezdi dhe vonesa. NTP po zhytet më thellë në borxhe dhe për më tepër po lidh kontrata të dëmshme për blerjen e karburanteve me çmime shumë më të larta se ato reale. Për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së OBRM-PDUKM-së, Shkupi para pak kohësh mbeti pa transport publik për herë të parë në histori”.


“Përderisa komunikacioni publik është në kaos, autobusët e rinj të premtuar nga OBRM-PDUKM dhe Arsovska nuk gjenden askund, e as fabrika e autobusëve elektrikë që e paralajmëroi kryetari dinak Mickoski. OBRM-PDUKM dhe Arsovska i fituan zgjedhjet lokale vitin e kaluar pikërisht me premtimet për transport publik. Ata premtuan transport të shpejtë, efikas dhe falas me autobus për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori