LAJMI I FUNDIT:

LSDM me iniciativë për mbledhjen e Kuvendit, opozita maqedonase kundër

LSDM me iniciativë për mbledhjen e Kuvendit, opozita maqedonase kundër

Deputetët e LSDM-së së bashku me partnerët e koalicionit sot janë duke mbledhur nënshkrime dhe duke u konsultuar rreth iniciativës për thirrjen e Kuvendit.

Kjo iniciativë është nisur në mënyrë që presidenti i shtetit të konfirmojë vendimin e tij për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë tjera, për shkak të pandemisë së coronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thonë nga LSDM, seanca mund të thirret me 20 nënshkrime të deputetëve, në bazë të nenit 67 të Rregullores së Kuvendit, i cili parasheh që “Kryetari i Kuvendit mund të thërrasë seancë me kërkesë të presidentit, kryeministrit dhe së paku 20 nënshkrime”.


“Qëndrimi i deputetëve të LSDM-së është që Kuvendi duhet të jetë në funksion dhe për këtë janë përmbushur kushtet. Qëllimi ynë është të tentojmë të thërrasim seancë në të cilën do të konfirmohen vendimet e Pendarovskit, por edhe të jetë në funksion nëse ka nevojë në të ardhmen sërish të shpallet gjendje e jashtëzakonshme”, tha koordinatori i deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitrevski.

Edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski, sot tha se është mirë që Kuvendi të jetë funksional dhe deputetët të jenë në krye të detyrës.

Partia opozitare OBRM-PDUKM nuk e mbështet iniciativën e LSDM-së, ndërsa për momentin nuk ka informacione nëse deputetët shqiptarë do ta mbështesin këtë iniciativë.

Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë u shpërnda më 16 shkurt me 108 vota “pro”, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme të cilat atëherë u caktuan për më 12 prill, por nuk u mbajtën për shkak të pandemisë së Covid-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori