LOTËT E QIELLIT

Poezi nga: Alfred Tennyson Përktheu: Maksim Rakipaj
Loton Qielli mbi Tokë deri në mëngjes,
Në terr, si ata që kanë turp të qajnë,
Se ajo është katandisur mos më keq
Për ç’i ka punuar vetes vite me radhë,
Tani i takon të korrë ç’ka mbjellë vetë.
Dhe Qielli çdo ditë lotët ia mbledh
Në sytë e tij të kaltër, të kthjellët,
Rreket t’ia zbukurojë ditën e mugët,
Buzëqesh ta bëjë për vete, në mundtë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































