LAJMI I FUNDIT:

Lorenzo Insigne është përgjegjës për një fjalë të re në fjalorin italian

Lorenzo Insigne është përgjegjës për një fjalë të re në fjalorin italian

Lorenzo Insigne është përgjegjës për një fjalë të re në fjalorin Italian pas performancave të tij cilësore në Euro 2020.

Lojtari i Napolit u paraqit gjashtë herë dhe shënoi dy gla ndërsa Italia fitoi garën në fillim të këtij muaji, duke mposhtur Anglinë në finale.

Insigne mori vëmendjen e të gjithëve me goditjen e tij fenomenale në fitoren 2-1 të Azzurëve ndaj Belgjikës.


Image Credit: PA

Por, a e dini se teknika ka një emër në Itali? Për FootballItali , ajo është bërë e njohur si ‘Tiraggiro’ që bënë së bashku ‘tiro a giro’ – goditje e prerë.

Një përkufizim zyrtar për ‘Tiraggiro’ tani është në Treccani (versioni i fjalorit i Italisë) dhe përkthehet në: “Tiraggiro: Në futboll, gjuajtja përreth, bëhet duke goditur topin në mënyrë që t’i japë asaj një efekt të fortë të formës harkore “.

Nuk ishte një verë e keqe për Insignen, i cili tani është një fitues Kampionatit Evropian … potencialisht edhe ndoshta një gjuhëtar.

Goli i 30-vjeçarit kundër Belgjikës ishte një perlë në vete dhe ai i tha UEFA-s se është një teknikë që ai praktikon rregullisht.

“Unë mendoj se çdo lojtar në ekip luajti një lojë të pabesueshme. Unë gjithmonë e provoj atë goditje, në lojëra dhe në stërvitje. Unë jam i lumtur që hyri brenda. Ishte një gol i shkëlqyeshëm, por e përsëris, të gjithë fituam së bashku sonte”, kishte thënë atë natë italiani.

Në nivel me klubin, Insigne ka qenë i lidhur me një largim nga Napoli këtë verë me kontratën e tij që skadon ën vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Ligat tjera
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori