Reperja e njohur kosovare, Loredana Zefi, sot (e mërkurë) ka një ditë të veçantë kjo pasi ajo po feston ditëlindjen.

Artistja e famshme, suksesi i të cilës ka kaluar kufijtë shqiptarë, në një postim në Instagram ka treguar se ajo i ka mbushur plot 26 vjet.


240309195 804536096884108 4129660438889089728 n 1 Foto: Loredana/Instagram

Loredana ka postuar një fotografi ku shihet një tortë, ndërsa mbi të shkruan mosha dhe një fotografi e saj së bashku me të bijën, Hana.

E emocionuar, artistja ka postuar edhe disa nga urimet që i kanë bërë miqtë e saj përmes rrjeteve sociale.

239999241 868967970710739 8423882877950184544 n Foto: Loredana/Instagram

Ndryshe, rikujtojmë se kënga e saj e fundit mban titullin “Mit Mir” që erdhi në bashkëpunim me ish-partnerin e saj, reperin Mozzik. /Telegrafi/

237586346 504786320607894 2566816127257757421 n Foto: Loredana/Instagram