Lopa gjigante me lara bardhë e zi që peshon më shumë se një veturë e vogël dhe është më e gjatë sesa super ylli i NBA, Michael Jordan, është bërë kryetemë e mediave australiane si lopa më e madhe që ndonjëherë është parë në këtë vend.

Australianët Lake Preston dhe Geoff Pearson që e mbajnë në pronën e tyre lopën që peshon mbi 1,400 kilogramë, kanë deklaruar për ABC Neës që për shkak të madhësisë nuk kanë mundur ta shesin për eksport, transmeton Telegrafi.


2 125

Ishte pikërisht gjatësia prej 194 centimetrave, që i ndihmoi kësaj lope të vazhdojë jetën në fermën që ka tretman të mirë.

"Për shkak të madhësisë nuk ka mundur të futet në hapësirën e dedikuar për lopë në kamionë, kështu është dashur të kthehet në fermë", ka deklaruar Pearson.

3 98

Sipas librit të rekordeve Guiness, lopa më e rëndë në botë peshon 2,267 kilogramë dhe mbi dy metra e gjatë. /Telegrafi/