LAJMI I FUNDIT:

Londinezëve iu bëhet thirrje të mos përdorin rrjetin e transportit për shkak të të nxehtit

Londinezëve iu bëhet thirrje të mos përdorin rrjetin e transportit për shkak të të nxehtit

Udhëtarët në Londër janë këshilluar që të mos përdorin rrjetin e transportit të qytetit përveç në raste për “udhëtime thelbësore”, mes një vale të të nxehtit në Evropën Perëndimore.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, zyra Metropolitane në Mbretërinë e Bashkuar lëshoi një paralajmërim të qelibartë (ngjyrë e nivelit të alarmit) për nxehtësinë ekstreme nga e diela deri të martën pasi temperaturat ka gjasa të tejkalojnë temperaturën rekorde të vendit të vitit 2019 prej 38.7 gradë Celsius, duke paraqitur rrezik për pasagjerët.

“Për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë që pritet javën e ardhshme, klientët duhet të përdorin rrjetin e transportit të Londrës vetëm për udhëtime thelbësore”, tha shefi operativ i Transportit për Londrën, Andy Lord.


Kufizime të përkohshme të shpejtësisë do të futen në shërbimet e metrosë dhe hekurudhave të Londrës “për t’i mbajtur të gjithë të sigurt”, shtoi Lord, duke iu kërkuar udhëtarëve “të mbajnë ujë në çdo kohë”.

Temperaturat tepër të nxehta mund të dëmtojnë linjat e energjisë dhe pajisjet e sinjalizimit. Transporti për Londrën ka thënë se do të përpiqet t’i mbajë shërbimet të funksionojnë pa probleme dhe të përdorë inspektime të shtuara për të lehtësuar ndikimin e nxehtësisë ekstreme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori