Site icon Telegrafi

Lojtari veteran f0rest do të luaj për ekipin e CS:GO fnatic në turneun IEM Dallas

(Foto: HLTV)

Fnatic kanë bërë të ditur se Patrik “⁠f0rest⁠” Lindberg do të vendosë sërish fanellën e tyre si një zëvendësues.

34-vjeçari do të luaj në vend të KRIMZ në IEM Dallas, i cili do të mungojë për arsye personale.

Në njoftim thuhej se KRIMZ nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në Dallas “për arsye personale dhe kohën e kufizuar që ka midis ngjarjeve”, por i siguroi fansat se ai do të “kthehej në server para se ta kuptoni”.

Kjo është hera e dytë që f0rest e ndihmon ekipin fnatic si zëvendësues, ku më parë e kishte ndihmuar ekipin në turneun Pinnacle Cup në vitin 2022.

Ky do të jetë formacioni i fnatic për IEM Dallas:

William “⁠mezii” Merriman

Fredrik “⁠roeJ⁠” Jorgensen

Nico “⁠nicoodoz⁠” Tamjidi

Dion “FASHR” Derksen

Patrik “f0rest” Lindberg

/Telegrafi/

Exit mobile version