Astrit Ajdareviç, lojtari shqiptar nga Kosova, ka shënuar njërin nga dy golat për skuadrën olimpike të Suedisë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”.
Suedia barazoi 2:2 me Kolumbinë në ndeshjen e parë të grupit B.

Astriti realizoi në minutën 66 për epërsinë 2:1 të suedezëve, por më pas barazuan kundërshtarët.


Ajdareviqi u zëvendësua në minutën e dytë shtesë, nga sulmuesi kosovar, Valmir Berisha.

Mesfushori i lindur në Prishtinë, në vitin 2008 ishte pjesë e ekipit të Yjeve në miqësoren e luajtur në Prishtinë, ndaj lojtarëve vendorë.

Sweden U23 vs Colombia U23 (2-2) Full... by Movie_HD_2015

telegrafi sport app