LAJMI I FUNDIT:

Lojtari i Arsenalit do të nënshkruajë një marrëveshje rekord pasi refuzoi ofertën astronomike nga Man City

Lojtari i Arsenalit do të nënshkruajë një marrëveshje rekord pasi refuzoi ofertën astronomike nga Man City

Adoleshenti i Arsenalit, Ethan Nwaneri, raportohet se do të nënshkruajë një marrëveshje rekord pasi ka refuzuar një ofertë të madhe nga Manchester City.

Më herët në shtator të 2022, Nwaneri kishte shkruar historinë duke u bërë lojtari më i ri në histori të Ligës Premier duke luajtur për Arsenalin teksa kishte vetëm 15 vjet e 181 ditë.

Nwaneri e zëvendësoi Fabio Vieiran në kohën shtesë në fitoren e ‘Topçinjve’ me rezultat 3-0 ndaj Brentfordit.


Siç u raportua nga Football Insider, adoleshenti do të nënshkruajë një kontratë profesionale me Arsenalin kur ai do të mbush 17 vjet më vonë gjatë këtij muaji.

Nwaneri raportohet se ka qenë lojtari më i paguar në histori të akademisë së Arsenalit në atë që po konsiderohet si një marrëveshje rekord.

Dikur tek Arsenali cilësohej si pasardhësi i Thierry Henry, tani po luan në ligën e dytë të futbollit në Kinë
Lexo po ashtu Dikur tek Arsenali cilësohej si pasardhësi i Thierry Henry, tani po luan në ligën e dytë të futbollit në Kinë

Raporti gjithashtu shton se City kishte bërë një ofertë substanciale për të joshur Nwanerin që të largohet nga Londra dhe t’i bashkohet atyre.

Nwaneri i lindur në vitin 2008 tashmë ka bërë një numër paraqitjesh për grupmoshat U18 të Arsenalit kur ai ishte vetëm 14-vjeçar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

La Liga
Kalo në kategori