LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët që thyejnë rregullat brenda ekipit, trajneri i Kosovës zbulon se çfarë do të ndodhë me ta

Lojtarët që thyejnë rregullat brenda ekipit, trajneri i Kosovës zbulon se çfarë do të ndodhë me ta

Alain Giresse po ashtu është pyetur edhe për aspektin për lojtarët të cilët bëjnë shkelje të rregullave që përcaktohen nga ai.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës ka thënë se ata do të tentojnë t’i zgjidhin problemet pa i mbyllur derën askujt.

“Të jeni në dijeni se derën nuk ia mbylli asnjë lojtari, por gjithmonë varet nga situata dhe problemet që duhet rregulluar”, ka thënë fillimisht ai.


Prurjet e reja te Kosova, Giresse thotë se forma e mirë e ekipit - joshë lojtarët të vijnë
Lexo po ashtu Prurjet e reja te Kosova, Giresse thotë se forma e mirë e ekipit - joshë lojtarët të vijnë

“Varësisht prej rastit, ne do të tentojmë të rregullojmë problemin që është bërë, por siç e thash më herët se dera nuk do t’i mbyllet askujt”.

Giresse ka bërë të ditur se ai është në dijeni për formën e Kosovës nga e kaluara, por që do të shikojë aktualisht në formën e lojtarëve.

“Do të punojmë në pikat e forma që i kemi dhe do të synojmë t’i korrigjojmë pikat e dobëta, për të krijuar një ekip që mund t’i bëjë ballë çdo kundërshtari”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/