LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Romës të pakënaqur për shkarkimin e De Rossit: dy liderë u përballen me drejtuesit

Lojtarët e Romës të pakënaqur për shkarkimin e De Rossit: dy liderë u përballen me drejtuesit

Lojtarët e Romës thuhet se janë të pakënaqur me shkarkimin e Daniele De Rossit dhe dy liderët e zhveshtores, Lorenzo Pellegrini dhe Gianluca Mancini, patën një ‘konfrontim’ me drejtuesit e klubit pas njoftimit të mërkurën.

Sipas Il Corriere dello Sport, lojtarët e Romës janë të pakënaqur me shkarkimin e De Rossit dhe dy lojtarët kryesorë, Pellegrini dhe Mancini, kërkuan sqarime në një ‘konfrontim intensiv’ me drejtuesit e klubit të mërkurën gjatë ditës.

Është raportuar tashmë se lojtarët e Romës ishin të befasuar nga njoftimi i klubit të mërkurën në mëngjes, por Il Corriere dello Sport tani shton se dyshja italiane që përfaqësonte pjesën tjetër të ekipit u takua me drejtuesit e klubit për të kuptuar vendimin e tyre.


Sipas raportit, Pellegrini dhe Mancini gjithashtu pyetën pse klubi kishte thirrur lojtarë të tjerë të hënën për të ditur opinionet e tyre për De Rossin. Ndër futbollistët e konsultuar nga drejtuesit të hënën ishin Paulo Dybala dhe Leandro Paredes, të cilët këmbëngulën që i gjithë ekipi të mbështeste trajnerin e tyre.

Kjo është një arsye më shumë pse Pellegrini dhe Mancini u përballën me drejtuesit e klubeve dy ditë më parë dhe u përpoqën t’i bindnin të ndryshonin mendje, por ishte tepër vonë.

Roma ka emëruar ish-trajnerin e Torinos, Ivan Juric deri në fund të sezonit. Giallorossët presin Udinesen në Olimpico të dielën, më 22 shtator, ku tifozët vendas pritet të protestojnë kundër shkarkimit të De Rossit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori