“Lojtarët e Kosovës luajnë mirë vetëm në ekipet e tyre” - mbrojtësi i Lituanisë 'godet' Dardanët para ndeshjes

Lituania do të pres Kosovën më 12 tetor në Kaunas, ku në kampion e tyre janë të bindur se ndaj “Dardanëve” do të arrijnë rezultat pozitiv. Mbrojtësi i krahut, Justas Lasickas, njëri prej futbollistëve më me përvojë te kjo përfaqësuese me 51 paraqitje dhe dy gola të shënuar, ka deklaruar se donë t’i gëzojnë tifozët me fitore.Ai shtoi pse e di se te Kosova ka lojtarë të nivelit të lartë, por vetëm me ekipet e tyre, jo me kombëtaren.

“Stafi drejtues po bën punë të madhe. Nuk është kundërshtari i parë dhe as i fundit i vështirë me të cilin ne do të përballemi, por do të hyjmë në lojë dhe do të provojmë të fitojmë”, ka thënë ai të martën për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Lituanisë.


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































